Ndryshon gjysma e qeverisë
Kryeministri Rama ka riformatuar kabinetin qeveritar. Rama bëri të ditur emrat e shtatë ministrave të rinj gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, duke surprizuar shumë prej atyre që dëgjuan emrin e vet. Rama ka shkarkuar 6 ministra dhe ka krijuar një ministri të re për bashkëpunimin e pushtetit qendror me atë vendor.
Ajo që bie në sy në kabinetin e riformatuar është largimi i ministres Olta Xhaçka, një nga më të akuzuarat nga opozita, largimi i ministres Krifca pas akuzave për abuzimet me fondet e BE-së, largimi i ministres së Arsimit në nisje të vitit shkollor dhe atij akademik apo një post ministri për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Ministër i Financave - Ervin Mete (Largohet Delina Ibrahimaj)
Ministër i Jashtëm - Igli Hasani (largohet Olta Xhaçka)
Ministre e Arsimit - Ogerta Manastirliu (largohget Evis Kushi)
Ministre e Shëndetësisë - Albana Koçiu (largohet Ogerta Manastirliu)
Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit - Delina Ibrahimaj (largohet Edona Bilali)
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor - Arbian Mazniku
Ministre e Bujqësisë – Anila Denaj (largohet Frida Krifca)
Shkrihet Ministria e Shtetit për Standardet e Shërbimeve – largohet Milva Ekonomi
Rama njoftoi ndryshime edhe në sekretariatin e PS-së.
Sekretar Organizimi – Ardian Çela
Sekretar i Burimeve Njerëzore – Eduard Ndreca
Sekretare e Gruas – Evis Kushi
Sekretar Digjital dhe i Rinisë – Etjen Xhafa
Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë – Romina Kuko
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore – Ardian Salianji
Sekretare e Programit – Milva Ekonomi
Comments
Lume si ne. Do te ndryshoje
Lume si ne. Do te ndryshoje jeta jone tani, do te prekim qiellin me ministrat e rinj. Krishti e mbajti fjalen dhe i nxori pellumbat e vet.
Add new comment