Europa nuk ka urgjencë për zgjerimin
Për Komisionin Evropian (KE), zgjerimi si proces nuk ka ndonjë urgjencë. Zëdhënësja e KE, Dana Spinat, thotë se KE është më shumë i angazhuar në asistencën ndaj vendeve aspirantë, sesa në afatet konkrete të pranimit.
Deklarata e Spinat vjen pas propozimit të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që viti 2030 të caktohet si afati kur vendet që janë aktualisht kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim.
Nuk jemi të fokusuar në afate kohore, por t’i ndihmuar kandidatët në përmbushjen e kritereve dhe për t’u bërë gati.
Gjithmonë kemi thënë se zgjerimi është prioritet dhe kandidatët duhet të anëtarësohen kur të jenë gati. Kemi punuar për së afërmi me kandidatët për t’i ndihmuar që ata të kryejnë reformat.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në BE në korrik të vitit të kaluar. Kreu i qeverisë shqiptare nuk e ka fshehur skepticizmin për pranimin e shpejtë në BE. Në forumin e Bledit, ku u hodh edhe propozimi i Charles Michel, Rama tha se “Shqipërisë mund t’i kenë mbetur edhe 20 vjet europozitivizmi”.
Add new comment