“Franca duhet të dalë nga Afrika. Nuk ka rrugë tjetër!”
Michael Shurkin i Këshillit të Atlantikut shkruan në një opinion të publikuar në “Politico”, se Franca duhet të lërë kontinentin afrikan. Teksa prezanton veten si një vëzhgues të vjetër të Francës, autori vë në dukje se situata e krijuar në Afrikë dhe interesat e Parisit, siç i formulon ai zyrtarisht, kërkojnë largimin.
Aspekti më interesant por jo detyrimisht më i veçantë është toksikimi i marrëdhënieve në Afrikë, ku Parisi perceptohet si aktor me axhendë ambigue dhe neokoloniale, pavarësisht se çfarë bën.
Problemi, siç u bë shumë i qartë nga ngjarjet e fundit në Niger, është se çfarëdolloj gjëje të bëjë Franca, mirë apo keq, është reagimi nga popullsitë, për një kohë të gjatë të kushtëzuara të jenë dyshuese për motivet franceze, për të cilat hamendësohet më e keqja
shkruan Shurkin.
Arsyet janë të thella, por në zemër është kolonializmi dhe paaftësia e Parisit të trajtojë ish-kolonitë si të barabarta. Këtu hyn në lojë edhe ekipi i tanishëm drejtues për të cilin ka akuza edhe për gabime strategjike.
Ikja e Francës sipas Shurkin e dëmton megjithatë staturën e saj ndërkombëtare, por jo edhe aq interesat. Dokumentet zyrtare franceze sqarojnë se interesat jetike të vendit janë në Europë, mandej në zonën e Indo-Paqësorit, ku Franca kryen rreth 50% të tregtisë së vet, ndërkohë që për shkak të zotërimeve ka Zonën e Dytë Ekzkluzive Ekonomike. Një fakt ky që herët apo vonë do ta shtyjë Parisin drejt militarizimit të politikës së jashtme në atë rajon.
Arsyetimi se me ikjen e Francës vakuumi do të mbushet nga Rusia sipas Shurkin nuk qëndron. ShBA dhe Gjermani mund të zënë vendin, në kushtet kur popullsitë vendase nuk kanë sentimente negative ndaj tyre. Nga ana tjetër sugjerimi kryesor për të mbetur fuqi me ndikim është aplikimi i fuqisë së butë, operacionet informattive, por në kushet e tanishme, asgjë nuk e mban dot ushtrinë franceze në Afrikë.
Add new comment