SHBA kërkon hetim të shpejtë për ndërhyrjen në sistemin TIMS

Postuar në 17 Gusht, 2023 15:17

SHBA është e shqetësuar për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Pak ditë pasi opozita akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, si autorë të grabitjes së fondit të të dhënave të sistemit TIMS, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell, është takuar me ministrin Balla.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, gjatë diskutimeve për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, “McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit”.

Diplomati amerikan ka kërkuar hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

Dhjetë ditë më parë, PD denoncoi eksportimin e të gjithë databazës së të dhënave të TIMS në një hard disk të jashtëm. Sipas deputetit Flamur Noka, kjo u bë me urdhër të kreut të Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, i emëruar së fundmi, dhe, sipas PD, në shkelje të ligjit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.