Kërcënimi bërthamor ngrihet sërish mbi globin

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se hijet e luftës bërthamore ngrihen sërish mbi mbarë globin.
Daullet e luftës bërthamore po bien sërish. Mosbesimi dhe ndarjet po shtohen. Disa vende…kërcënojnë të përdorin këtë mjetet të asgjësimit
ka thënë Guterres.
Ai ka bërë thirrje për braktisjen tërësore të armëve bëtrthamore që sipas tij mbetet prioriteti kryesore i Kombeve të Bashkuara.
Ne nuk do të gjejmë prehje derisa hija bërthamore të jetë larguar njëherë e përgjithnjë
citohet Guterres.
Mesazhi vjen në 78 vjetorin e hedhjes së bombës bërthamore në Hiroshima, i vetmi akt i përdorimit ushtarak të armës bërthamore, me autorësi të SHBA.
Add new comment