Xhihadistët i lënë vendin terrorizmit të majtë në BE

Postuar në 04 Gusht, 2023 14:58

Sulmet terroriste u rritën në vendet e BE-së gjatë vitit 2022, krahasuar me një vit më parë. Raporti i fundit i Europolit flet për 28 sulme të planifikuara, 16 prej të cilave janë realizuar. Shumica e tyre i atribuohen të majtës (13), dy terrorizmit xhihadist dhe një terrorizmit të së djathtës.  Megjithatë, pavarësisht rritjes në krahasim me vitin 2021 (18 sulme), terrorizmi duket se është tkurrur në raport me vitin 2020, kur pati 56 sulme. Në raport, kjo shpjegohet me kategorizimin e ndryshëm të sulmeve terroriste të krahut të majtë nga vendet raportuese gjatë viteve të fundit. 

Gjatë vitit që lamë pas janë arrestuar 380 individë për vepra të lidhura me terrorizmin. Rekordin e arrestimeve e mban Franca (93), e dyta renditet Spanja (46), më pas Gjermania (30) dhe Belgjika (22). Katër janë viktimat e këtyre sulmeve gjatë vitit që lamë pas. Tre sulmet që përfunduan me viktima janë kryer duke përdorur armë të ftohta dhe një armë zjarri. Në BE vihet re një zbehje e aktivitetit të ISIS dhe Al Kaeda, po ashtu edhe rënie e mbështetjes ndaj tyre në radhët e xhihadistëve.

Ndërsa propaganda që shpërndajnë mbështetësit e këtyre dy grupeve shpesh është e vjetëruar (disa prej materialeve i përkasin kohës kur dy grupet ishin ende një i vetëm), terrorizmi që vjen nga ekstremizmi i djathtë propagandon një bollëk narrativash, kryesisht online.

Ka pak konsensus për temat dhe ideologjitë, të cilat janë gjithmonë të përziera dhe shpesh kontradiktore.

Interneti dhe teknologjia mbeten kanalet kryesore të propagandës si radikalizimi dhe rekrutimi i individëve vulnerabël në terrorizëm dhe ekstremizmi i dhunshëm. Platformat e decentralizuara janë mjetet e reja që po përdorin grupet terroriste për të përhapur propagandën e tyre, duke i shpëtuar monitorimit dhe hetimeve të organeve të zbatimit të ligjit. Lufta në Ukrainë është reflektuar në reagime të dukshme nga radhët e ekstremizmit të djathtë.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Nje sociolog a politilog francez, ne kulmin e vales terroriste ne France, u pat shprehur keshtu: me shume se me ekstremizim te islamizmit, kemi te bejme me nje islamizim te ekstremizmit. Ekstremizmi i dhunshem, sic po quhet tani, ka qene i pranishem ne cdo kohe, dhe do te jete, perderisa ka shtresezime social-ekonomike. Keshtu ka qene, keshtu eshte e keshtu, me shume gjase, do te jete perhere. Thene kete, nuk dua te relativizoj ekstremizmin islamik. Kur isha student andej nga fundi i viteve nentedhjete, rastisi te takoja nje nga misionaret e shumte islamike asokohe ne Shqiperi, egjyptian zoteria, i cili mburrej me profetin, qe pervec te tjerash na paskesh qene edhe gjeneral... dmth dicka me shume se Jezusi i i te krishtereve: i bute, i urte e i ditur si ai, por edhe i forte dhe aktiv si... gjeneral! Natyrisht, ai e thoshte kete, te vertete sidoqofte, per shkak te asaj qe ishte instruktuar sesi te sillej me shqiptaret, dmth, se c'jane e c'duan t'u thuhet shqiptareve. Shqiptaret njerez te eger, rrace luftarake... a prit pak, rrace luftarake... po edhe profeti yne i lavdishem ishte luftarak, ishte gjeneral, madje nder me te lavdishmit. Dhe, si per t'i vene qershine mbi torten e kesaj propagandeje te cuditshme, zoteria nga Egjypti me tha pikerisht keto fjale: profeti yne e isht lekurebardhe!!!
Nenteksti: ju shqiptaret, si rrace te bardhesh, nuk duhet te ndjeheni te kompleksuar pse jeni myslimane, kur vete profeti i islamit e kishte lekuren e bardhe bore!
P.S: per ironi, profeti Muhamed me te vertete e kishte lekuren e bardhe. Por, menyra sesi perdoret ky fakt per te shtuar besimtaret e tij eshte e neveritshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.