Rusia gjobit Apple dhe Wikipedia
Rusia ka gjobitur Apple dhe Wikipedia për mosfshirjen e lajmeve të rreme për luftën e Vladimir Putin kundër Ukrainës. Gjoba prej 400 mijë rublash (4 mijë euro) u vendos nga një gjykatë, pasi Apple nuk hoqi nga Apple Podcast material që Rusia e konsideron informacion të rremë.
Ndërkohë, një gjobë tjetër me vlerë 3 milionë rubla (29 mijë euro) iu vu Wikipedias për të njëjtën arsye.
Siç raporton TASS, Roskomnadzor, rregullatori rus i medias e kishte njoftuar kompaninë amerikane se duhej të hiqte informacionin që "kishte synim destabilizimin e situatës politike" në vend.
Pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, Apple ishte ndër kompanitë e para që ndaloi shitjen e të gjitha produkteve të saj në Rusi dhe kufizoi shërbimet e Apple Pay.
Apple gjobitet për herë të parë për këtë shkelje, ndërsa Wikipedia është gjobitur edhe më parë. Kjo e fundit pretendon se informacioni i publikuar ka ardhur nga një burim i sigurt, është i "bazuar në fakte" dhe në përputhje me politikat e saj editoriale.
Add new comment