Gjobë amerikane për Deutsche Bank
Rezerva Federale e SHBA ka gjobitur Deutsche Bank të Gjermanisë dhe filialet e saj në SHBA me 186 milionë dollarë për dështimin në adresimin e duhur të problemeve të kontrollit të pastrimit të parave, të evidentuara më parë nga rregullatori amerikan.
Kjo nuk është gjoba e parë e FED për Deutsche Bank. Në 2015 dhe 2017, banka gjermane është gjobitur për të njëjtat arsye, që rrjedhin nga kontrollet e pamjaftueshme në marrëdhëniet e Deutsche me degën estoneze të Danske Bank.
Sipas FED, në marrëdhëniet e saj me Danske Bank, Deutsche nuk monitoroi siç duhet transaksionet që përfshinin klientë me rrezik të lartë dhe problemet në politikat e saj për pastrimin e parave vazhduan pasi marrëdhënia e saj me Danske përfundoi në 2015.
Vitin e kaluar, Danske, banka më e madhe në Danimarkë, pagoi një gjobë prej 2 milionë dollarë për pastrim parash.
Add new comment