deutsche bank
Gjobë amerikane për Deutsche Bank
Rezerva Federale e SHBA ka gjobitur Deutsche Bank të Gjermanisë dhe filialet e saj në SHBA me 186 milionë dollarë për dështimin në adresimin e duhur të problemeve të kontrollit të pastrimit të parave, të evidentuara më parë nga rregullatori amerikan.
Kjo nuk është gjoba e parë e FED për Deutsche Bank. Në 2015 dhe 2017, banka gjermane është gjobitur për të njëjtat arsye, që rrjedhin nga kontrollet e pamjaftueshme në marrëdhëniet e Deutsche me degën estoneze të Danske Bank.
Lavatriçja globale - 20 mld$ të pastruara përmes bankave kryesore në Perëndim
Gazeta britanike “The Guardian” ka raportuar këto ditë për një nga skemat më të mëdha të pastrimit të parave. Për lindjen e Europës ajo është skema më e madhe e realizuar ndonjëherë dhe arrin shifrën e 20 miliardë dollarëve. Origjina dhe autorësia e operacionit i faturohet rusëve dhe me këta nënkuptohet aktorë të lidhur me qeverinë ruse dhe KGB-në. Skema përfshinte kompani fictive britanike, banka ruse dhe një gjykatë në Moladvi.
Katari drejt kontrollit të “Deutsche Bank”
“Deutsche Bank” ngjan se është në prag të gjunjëzimit. E parë përherë si një simbol i qëndrueshmërisë dhe forcës së ekonomisë gjermane, banka në fjalë nuk i ka rezistuar dot sfidave të viteve të fundit.
“Deutsche Bank” nën goditje të fortë. Gjoba amerikane prej 14 mld$ jep efektet e para. FMN: Rreziku më i madh për sistemin financiar
Dukej si një gjigand që nuk do të mund të lëkundej, por në botën e financës nuk ka konstante. Mediat europiane janë hapur sot me lajmin e keq të goditjes në bursë të Deutsche Bank, e cila ndodhet në një krizë besimi të investitorëve ardhur si pasojë e vendimeve që kanë origjinë në SHBa. Autoritetet amerikane kanë vendosur një gjobë prej 14 miliardë dollarësh pasi konstatuan shkelje me garancitë hipotekore. QË nga ky moment, i cili ka vetëm një muaj, banka është përballur me probleme.