SHBA fut Kosovën në listën e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake

Postuar në 19 Korrik, 2023 15:27

Kosova hyn në listën e Shteteve të Europës Lindore që kualifikohen për stërvitje ushtarake të udhëhequr nga SHBA. Akti fiskal i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2024, i cili diskutohet në Senat këtë javë, i jep Kosovën mundësinë të angazhohet në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja për të rritur ndërveprimin me forcat e NATO-s.

Komiteti lavdëron përpjekjet e Departamentit të Mbrojtjes për ta përkrahur Republikën e Kosovës teksa punon në zhvillim dhe përmirësim të forcave të saj të sigurisë kombëtare, veçanërisht përpjekjet për të rritur profesionalizmin, rritjen e ndërveprimit dhe përforcimin e aftësisë së Kosovës për t’iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme dhe hibride”, thuhet në raportin e komisionit, që shoqëron projektligjin, të cilit i referohet Defensenews.

Bashkëpunimi do të shtrihet edhe në fushën e sigurisë kibernetike.

Komiteti beson se Departamenti i Mbrojtjes duhet të identifikojë fushat për të çuar më tej bashkëpunimin ekzistues të sigurisë kibernetike dhe gjithashtu mundësi të reja për të forcuar partneritetin dypalësh”, thuhet në raport.

Projektligji është paraqitur për herë të parë më 24 qershor. Ai erdhi në një moment kur në situata në veriun e Kosovës ishte e tensionuar për shkak të mosnjohjes së të drejtuesve lokalë të zgjedhur.

Në fund të majit, kur shpërthyen tensionet në veri të Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përjashtuan Kosovën nga stërvitjet “Defender Europe 2023”.

 

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.