Emigrantët, BE gjen zgjidhjen me Tunizinë: Para në dorë!

Postuar në 18 Korrik, 2023 14:55

Paratë kesh janë zgjidhja finale për problemin e emigracionit në Europë. I pari vend me të cilin është finalizuar marrëveshja është Tunizia. BE i ofron asaj miliona euro në mënyrë që të bllokojë nisjen e anijeve me mijëra emigrantë. Praktikisht, marrëveshja shkon përtej emigracionit, duke prekur edhe sektorë si tregtia, investimet dhe energjia e gjelbër.

Korniza e marrëveshjes mund të shërbejë si model për të tjera me vendet e Afrikës Veriore. Negociatorët po shohin si mundësinë e radhës vende si Egjipti dhe Maroku.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e cilësoi një skicë të dobishme për partneritete të ngjashme, ndërsa kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se marrëveshja është një model mbi të cilin do të ndërtohen marrëdhënie të reja me vendet e Afrikës Veriore.

Avokatët e të drejtave të emigrantëve, organizatat humanitare, janë të parët që dolën kundër marrëveshjes së re. Ata akuzojnë BE-në se po mbyll një sy për mosrespektimin e të drejtave të njeriut në Tunizi dhe për qeverinë gjithnjë e më autoritare.

Sipas tyre, e gjitha kjo ndërkohë që po shohim hapur “prova në rritje të abuzimeve serioze të të drejtave të njeriut nga autoritetet”, shtoi ajo. Nënshkrimi i marrëveshjes, sipas tyre, "sinjalizon pranimin e BE-së të sjelljes gjithnjë e më represive nga presidenti dhe qeveria e Tunizisë".

Grupet e shoqërisë civile e akuzojnë presidentin tunizian për goditjen e opozitës në vend dhe miratimin e politikave çnjerëzore ndaj emigrantëve nga Afrika Sub-Sahariane.

Vetë BE thotë se marrëveshja me Tunizinë nuk ka të bëjë thjesht me emigracionin. Në dokument, Tunizia referohet si vend partner në fusha si energjia dhe ndërlidhja.

Sipas zyrtarëve të BE, pikërisht gjuha e përdorur është ajo që e ka bërë të mundur arritjen e marrëveshjes, nëse marrim parasysh faktin se vetëm një muaj më parë, presidenti tunizian Kais Seid ngulte këmbë se vendi i tij nuk do të bëhej gardian u kufijve të vendeve të pasura europiane.

Marrëveshja parashikon 150 milionë euro shtesë në buxhetin e Tunizisë, në një kohë që inflacioni është rritur. Ka premtime për të ndihmuar Tunizinë të marrë energji të lirë dhe me karbon të ulët.

Von der Leyen ka thënë se BE është gati t'i japë Tunizisë më shumë se 1 miliard euro nëse gjithçka shkon mirë (dhe nëse Tunizia pranon të ratifikojë një paketë shpëtimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar).

Ka vende të tjera në rajon ku pjesa e energjisë mund të jetë shumë e rëndësishme, dhe ku ka edhe sfida migracioni, ku ka potencial të madh për tregti dhe për intensifikimin e lidhjeve ekonomike”, citohet ajo nga Politico.eu.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.