Hetim Rusisë/Hapet në Hagë Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit

Postuar në 03 Korrik, 2023 17:03

Është hapur sot në Hagë një qendër për hetimin e invazionit të Rusisë në Ukrainë e cila do të quhet: Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit. Aty përfshihen prokurorë nga Ukraina, BE-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe SHBA që nuk është anëtare e Gjykatës Penale, një fakt ky që kompromenton rëndë punën e entitetit të ri. Pjesë e qendrës do të jenë Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, prokurori i Gjykatës, Karim Khan, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Kenethh Polite dhe Komisioneri  BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders.

Krijimi i kësaj qendre është pagëzuar nga një mesazh i Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen e cila ndër të tjera citohet të jetë shprehur se:

Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur për të sjellë para drejtësisë Putin dhe njerëzit e tij

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.