Me Kinën ne mund të ndalim Perëndimin
Rusia po sheh përherë e më shumë nga Kina si garantues për atë që përkufizohet se mbrojtje strategjike ndaj planeve dominuese të Perëndimit. Në konferencën e tetët ndërkombëtare me temë “Rusia dhe Kina: Bashkëpunimi në në Erë të Re”, organizuar nga Këshilli Rus për Çështjet Ndërkombëtare dhe Akademia kineze e Shkencave Sociale, është diskutuar mbi atë që po ndodh aktualish në hapësirën euraziatike.
Në këtë kuadër ambasadori rus në Pekin, Igor Morgulov ka vlerësuar se:
Kina dhe Rusia janë të afta të frenojnë këto plane përmes përpjekjeve të përbashkëta
Ky theksim përfaqëson deklarimin nga Moska të nevojës së vet imediate për Kinën në përballjen e vet me Perëndimin prej nga ku percepton se vjen rreziku kryesor për ekzistencën e vet. Është në fakt pranim I një statusi dytësor në skemën globale, pavarësisht se Rusia është fuqi kryesore bërthamore.
Comments
Po cfare perendimi? Ate
Po cfare perendimi? Ate sorosian? E ardhmja e demokracise eshte Rusia dhe Kins. Ketu biem dakord te gjithe besoj.
Po ca eshte kjo ironi 2
Po ca eshte kjo ironi 2 lekeshe?! Kush po flet per demokraci?! E kunderta: ketu po kerkohet te normohet ideja se shoqerite perparojne edhe pa demokracine e tipit perendimor, jo vetem mbijetojne. Kunder kesaj narrative nuk ka strategji perendimi vec instrumentalizimit te krizave qe i ka edhe ne shtepi te vet tashme.
Add new comment