Pse u përqafua komunizmi në Jug?

Postuar në 18 Qershor, 2023 19:59

Në një intervistë për emisionin “Arnautistan”, historiani Romeo Gurakuqi ka propozuar një tezë të thënë prej tij edhe herë tjetër, por kësaj radhe disi më të shtjelluar, për psenë e përqafimit më të madh të komunizmit në Jugun e Shqipërisë gjatë LIIB. Me komunizëm këtu duhet të mbajmë parasysh atë program që u propozua nga militantët e PKSh-së. Gurakuqi thotë se papërgjegjshmëria e italianëve në sulmin ndaj Greqisë më 1940 dhe pasojat e shkatërrimit ekonomik dhe material që solli kundërmësymja greke në territorin e Jugut, shpjegon mobilizimin në luftë të asaj zone. 

Gurakuqi thotë se italianët nuk bënë asnjë kompensim material duke krijuar distancë të pakthyeshme në një zonë që mandej u dëshmua përcaktuese në fuqizimin e PKSh-së. 

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Aftesia thelbesore e nje historiani eshte interpretimi sa me i drejte i fakteve. Kjo duke marre rastin ideal, kur historiani nuk eshte i ndikuar nga asnje ideologji apo kompleks ( si prsh, fetaro-krahinor). Imagjino tani sa i pamundur behet ky interpretim faktesh, kur paaftesine thjesht intelektuale e sakatojne edhe me shume komplekse gjithfaresh.
Interpretimi qe ben Gurakuqi eshte mizerabel. Arsyeja qe paraqet eshte shume e sforcuar, por edhe idiote. Idiote, sepse komunizmi ne Jug ishte perhapur me heret se lufta italo-greke. Me vone kjo e fundit mund te kete ndikuar si ingredient ne precipitimin ideologjik, si shume faktore te tjere, por kjo s'do te thote qe ishte faktori kryesor.
Ajo qe i shmanget Gurakuqi, mbase edhe me pavetedije, qe megjithate nuk e justifikon aspak, ka te beje me zhvillimin me te madh ekonomik,politik dhe social te popullsise se Jugut. Ne fakt, kjo eshte arsyeja kryesore. Idete e majta asokohe, qofte edhe ato komuniste ishin shume ne mode, sidomos tek ai qe quhet brezi i ri; aq ne mode ishte, sa qe ketej doli edhe ajo shprehja a famshme per intelektualet "komunizmi eshte opiumi i intelektualeve".
Madje per ta vertetuar kete, per ironi, eshte shembulli i Shkodres; Shkodra, i vetmi qytet ne Veri, qe kishte kete zhvillim; dhe i vetmi qytet ne Veri qe pati levizje komuniste. Megjithese me nje dominance te forte te kultures katolike, nepermjet intelektualeve te shquar katolike, por edhe hijes se rende te dikotomise katoliko-myslimane ne qytet, megjithate pati levizje komuniste, pikerisht per shkak te ketij zhvillimi social-politik-ekonomik qe nuk e njihte pjesa tjeter e Veriut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.