Profesioni i të qenit pro-perëndimor

Postuar në 15 Qershor, 2023 17:56

Qëndrimi i qeverisë së Kosovës mbi zhvillimet e fundit në Veri ka ndarë shumë thellë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, ndonëse në përgjithësi ka një miratim për vendosmërinë e tij. Ta lëmë reagimin në Tiranë, ku shushunjat janë lëshuar si zakonisht me të njëjat teza. Në Kosovë ata që kontestojnë, në media dhe politikë, janë provuar se çfarë dinë të bëjnë dhe çfarë bëjnë.

Është fare elementare ta analizosh qëndrimin e tanishëm të qeverisë së Kosovës me përplasjen me Perëndimin, por përkundër kësaj, ata që sot shfaqen si kritikë nuk kanë një sugjerim më të mirë veç uljes së kokës dhe bindjes për disa kërkesa që tashmë janë absurde.

Shqetësimi që vihet re në mjedisin politik shqiptar për qëndrimin e qeverisë në Prishtinë, nuk ka të bëjë edhe aq me të ashtuquajturën prishje të relacioneve me partnerët. Sepse ky do të ishte një shans për ta që të mbeten faktorë pranë selive diplomatike perëndimore. Ai ka të bëjë më shumë me veprimin e një kryeministri që provohet si i pavarur sepse është i pakapur dhe për më tepër, një politikë e tillë po miratohet nga një pjesë jo e vogël shqiptarësh.

Në Kosovë dhe në Shqipëri, opinion është mësuar ta shohë botën përmes horizontit të ambasadave që mbështesin sepse i kontrollojnë politikanë të korruptuar duke shitur si progres heqjen e ndonjë rreshti nga raportet vjetore që i përpilojnë vetë. Përjashtimi nga ky rregull minon besimin se e vetmja politikë racionale është ajo e bindjes si çirak ndaj çdo ambasadori, çka e ndërlikon shumë skenën e veprimit. Këtu nuk është puna te ndryshimi i politikës ndaj Perëndimit, por te kufizimi i të drejtës së shteteve perëndimore për të diktuar çdo gjë. Në fund të fundit, Kosova nuk po kthen politikën, ajo ka një optikë ndryshe për një situatë. Perëndimi dhe zyratrët e tij duan bindje meqenëse nuk kanë një politikë të vetën rajonale.

Ata duan zgjidhje ad hoc për të rregulluar letrat në qendrat e tyre dhe për të thënë se kriza u zgjidh. Marrin rol ambasadorët në kontekstin e një provincializmi politik tonin që ushqehet pikërisht nga zejtarët e medias dhe politikës, pasardhës të denjë të atyre që dikur këtë lojë e bënin me fuqi të tjera të kohës.

Sot Perëndimi që i bën moral një bote të tërë po luan me forcën. Ka zbuluar se do të shtrëngojë një shtet pse nuk i ka plotësuar një tekë. Shumë mirë. Por kjo gjë nuk kalon pa lënë gjurmë, sado kontroll të duket se kanë sot elitat politike në vende patatinash si ky yni. Sikundër të gjithë po shohin se me sa lehtësi amerikanët hodhën tej një vend që i ka adhuruar si Kosova. Një mësim i vyer ky edhe pse shërbëtorët që lehin sot do t’i ketë përherë me vete.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Per sa ke shkruar me siper te gjithe jane te vetedijshem. Biles, dhe min I jashtem I Rusise Lavrov, theksoi se: "Amerika e sundon Evropen dhe nuk e lejon te veproj por e detyton te bej ate qe kerkon ajo".
Dokur, nje miku im nga Gorna Makedonija thoshte: " kur dikush te nderton nje shtepi (pasi ti nuk mundesh) , pranoje ashtu sic ta ka ba".

Keshtu eshte edhe me Kurd bin albanin. Amerika dhe Perendimi e pushtuan dhe krijuan "shtetin fantazem" te Kosoves, heqin e vene ke te duan si kukull.
Pa ta, Kurdi perfundon duar lidhur sikur ata tre dordolecet e TMK dje.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Aqif, fuqia jote mendore tejkalon cfaredo kufiri te vdekatareve toksore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.