Rusia kërkon hetim ndërkombëtar për incidentin në digën e Kakhovkas
Një ditë pasi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, akuzoi Ukrainën për hedhjen në erë të digës së Kakhovkas, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ka përsëritur akuzën duke bërë thirrje për hetim ndërkombëtar.
Ky me të vërtetë që duhet të jetë objekt i një studimi, kërkimi dhe hetimi botëror. Reagimi i Perëndimit në të gjitha situata si kjo është 100% i parashikueshëm. Ka një dëshirë të pafundme për të fajësuar Rusinë për çdo gjë që ndodh, pavarësisht nëse ka ndodhur apo nëse është fiksion
ka thënë ajo.
Zakharova ka akuzuar Kievin se ka goditur HEC-in me një raketë të tipit “OLKHA” duke provokuar shkatërrimin e valvolave hidraulike në digë dhe duke çuar në shkarkim të pakontrolluar të ujit. Një arsye për këtë sipas Rusisë, është dështimi i kundërofensivës së shumëpritur nga Ukraina.
Add new comment