Kam një të metë: Jam naiv e besoj lehtë
Në një takim me të rinj, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar ndër të tjera për Marrëveshjen e 17 majit 2017:
Ishte ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA. I Dërguari tha kush refuzon do ketë pasoja. Edhe sot 6 vite pas marrëveshjes së 17 Majit vazhdojnë me industrinë e baltës dhe gënjeshtrave. E meta ime është se besoj te integriteti njerëzor te këta njerëz. Por këta njerëz janë pa integritet. Nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të fshehtë. U publikua që në orën 5
E para këtu është për t’u shënuar politika absurde e ShBA që operon me ultimatume.
E dyta naiviteti i Bashës që beson lehtë të tjetri. Kjo e penalizoi me thënë të drejtën. Tani po del në sipërfaqe e vërteta. Pyetja është a mos vallë ishte naivitet edhe libri ”Misioni im” pasi del vetiu në konkluzion njeriu që z. Basha gabimisht i ka besuar edhe vetes.
Add new comment