Kriza në veri, Turqia dërgon një batalion komando në Kosovë
Turqia do të dërgojë komando në Kosovë të dielën dhe të hënën në përgjigje të një kërkese të NATO-s për t'u bashkuar me forcën paqeruajtëse të aleancës KFOR pas trazirave në veri të vendit. Lajmin e bën te ditur Ministria Turke e Mbrojtjes, e cituar nga Reuters.
Në njoftimin e saj, Ministria e Mbrojtjes bën thirrje për përmbajtje dhe dialog konstruktiv për të zgjidhur një krizë që mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
“Njësia jonë e caktuar (një batalion komando) është planifikuar të dislokohet në Kosovë më 4-5 qershor,” tha ministria.
Situata në veri të Kosovës u tensionua kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e disa javëve më parë morën detyrën në katër komuna.
Në protestën e fillimit të javës u plagosën 30 paqeruajtës dhe 52 serbë që protestuan kundër hyrjes në institucionet lokale të kryetarëve të zgjedhur.
Dhuna e nxiti NATO-n të vendosë dërgimin e mbi 700 trupave shtesë në Kosovë, duke e rritur misionin e saj prej 4 000 trupash.
Add new comment