E njeh Kosovën si shtet të pavarur? Njoh Kartën e OKB-së. Serbia nuk do luftë
Është shfaqur në një intervistë me Isa Soares, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ai ka mohuar të ketë “ndonjë lloj kontrolli” mbi protestuesit në veriun e Kosovës, por ka shtuar se është i bindur se ata kanë respekt për shtetin e Serbisë.
I pyetur për faktin nëse e njeh apo jo Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, Vuçiç ka shmangur një Jo të prerë, duke deklaruar se Serbia njeh Kartën e OKB-së. Në një mënyrë domethënëse ai ka theksuar se Serbia nuk ka shkelur asnjë angazhim ndërkombëtar që rrjedh nga Marrëveshja Teknike e Kumanovës dhe nga Rezoluta 1244.
Asnjë ushtar serb nuk ka kaluar kufirin
është shprehur ai.
Në kontradiktë me mohimin e kontrollit ndaj protestuesve, presidenti serb ka vënë në dukje mesazhin e Manastirit të Deçanit për solidaritet me ushtarët italianë të KFOR-it.
Më tej ai ka deklaruar se Serbia dëshiron të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara për të ecur më tej për procesin e normalizimit. Sipas tij, Serbia, ekonomia kryesore në Ballkanin Perëndimor, nuk ka asnjë interes për konflikt, që sipas tij ndizet nga të tjerë, të cilët ai i quajti kokëfortë. Një mesazh për Kurtin ndaj të cilit tërthorazi ka kërkuar qëndrim më diplomatik për të kaluar momentin e tanishëm.
Add new comment