Një mundësi nga dritarja e këshillave për opozitarizmin post-Berisha
Raportohet se në disa Komisione të Zonës së Administrimit Zgjedhor ka nisur numërimi për votat e këshilltarëve. Ky proces hap siparin e një përballjeje të dytë: asaj mes PS-së dhe PL-së, partisë së Ilir Metës.
Ilir Meta mbajti profil të ulët në zgjedhje, u raportua se ai imponoi kandidaturën e Belind Këlliçit në Tiranë, por thuajse asnjë kandidat nuk ishte markë LSI-je në zgjedhje. Nga një pikëpamje formale, deri më tani ka humbur PD-ja dhe nominalisht Sali Berisha, ndërkohë që humbja apo pushteti i Metës do të konfirmohet në votat për këshilla.
Nëse kemi parasysh lojën e Metës si president, duhet të hamendësojmë sjelljen e tij në pushtetin bashkiak, çka me një rezultat të mirë do ta riciklonte atë nga dritarja e votimeve të sotme. Por duhet pritur rezultati. Ajo që bën përshtypje është se tërheqja e Metës nga ndeshja direkte me PS-në në këto zgjedhje sqarohet më mirë tani, me humbjen dëshpëruese të PD-së që kapitalizohet si dënim me vdekje politike për Sali Berishën. Meta ka ende kohë dhe në një aspekt ka ende një kanal aspirimi për opozitarizmin post-Berishë.
s.zaimi
Comments
Mos e boni vdekjen politike
Mos e boni vdekjen politike te Saliut tragjedi mor burre. Populli nuk e votoi, le te ike ne shpi. Po ju vjen per te qare."Denim me vdekje politike-" -po por ..."Ne emer te popullit" vec. Hahahahaha.
P.s. Neser do e therrisni prape ju ate.
Add new comment