Lojë lufte larg vijës së frontit
"Kur i thërret Atdheu, kadetët marrin armët pa hezitim dhe ngrihen për të mbrojtur tokën e tyre amë". Kjo është diçitura e njërës prej fotove të njësisë ushtarake Cascade, e cila mbledh politikanë rusë të karrierës dhe fëmijët e tyre në moshën e ushtrisë. Në kanalin e saj në Telegram, Njësia OBTF Cascade ka plot video që tregojnë dronët rusë që bombardojnë, ndërsa në sfond luhet muzikë metal. Fotot tregojnë ushtarë të përgatitur fizikisht e të pajisur mirë.
Por realiteti në front është krejt tjetër nga ai që ata i tregojnë botës.
Luftëtarët e rinj dhe figurat e politikës e bëjnë këtë shoë në një distancë të sigurt nga vija e përgjakshme e frontit.
“Kjo njësi, të paktën me aq sa dihet deri tani, nuk i është afruar kurrë më shumë se 50 milje fushës së betejës”, thotë Jeff Hawn, ekspert i ushtrisë ruse dhe studiues në Neës Lines Institute.
Cascade është grup i fshehtë zbulimi që mban të njëjtin emër si një njësi e forcave speciale ruse. Mendohet të jetë themeluar në tetor të vitit të kaluar nga Dmitry Sablin, anëtar i partisë në pushtet Rusia e Bashkuar dhe ish-deputet i Dumës.
Kjo njësi u krijua pasi presidenti Putin vendosi për një "mobilizim të pjesshëm", që do të angazhonte në front 300 000 rezervistë rusë. Me krijimin e kësaj njësie elitare, Kremlini kishte për qëllim të tregonte se askush - madje as politikanët e vendit - nuk ishin aq të rëndësishëm sa t’i shpëtonin detyrës ushtarake.
Sipas gazetës franceze Le Figaro, grupi është vendosur në Donetsk, në Ukrainën lindore. Ai nuk i kalon 100 anëtarë dhe është i pajisur dhe i financuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
Kritikët thonë se përtej përpjekjes për t’u paraqitur si një grup luftarak që po kryen detyrën e vet patriotike, njësia mbledh njerëz që nuk kanë ndërmend të luftojnë, por thjesht të regjistrohen si luftëtarë.
"Ky është një 'detashment i miqve' që përfshin deputetë dhe fëmijët e tyre, të cilët duan të shënojnë emrin në listën e atyre që kanë qenë në luftë, por nuk kanë dëshirë të shkojnë në vijën e parë," shkruhet në blogun VKCh-OGPU.
"Rreziqet" ndaj të cilave ekspozohen anëtarët e kësaj njësie janë praktikisht inekzistente, shton Haën, duke vënë në dukje se kontributi i tyre në përpjekjet e luftës është pak më shumë se disa foto që i shërbejnë propagandës së Kremlinit.
Deputetët dhe djemtë e tyre në fakt nuk bëjnë asgjë, ndërsa ushtarët rusë po vdesin me qindra në baltën e Bakhmutit.
Lufta në Ukrainë dhe titulli "veteran" janë kthyer në një "ashensor karriere" për politikanët rusë. Gazetari rus, Andrey Pertsev, thotë se disa prej tyre e përvetësojnë etiketën e 'veteranit', duke e fituar thjesht nëpërmjet vizitave në front që zgjasin vetëm sa për një foto.
Add new comment