Akuza: Plani i PS në Sarandë, të zhvendosë varrezat pasi tokën e kanë kërkuar 2 oligarkë
Deputetja Ina Zhupa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se një nga planet e Partisë Socialiste është që të zhvendosin varrezat në qytetin e Sarandës pasi tokën e kanë kërkuar dy oligarkë për të bërë komplekse. Sipas Zhupës, kjo është dhe arsyeja e mosrikandidimit të Gurmës, pasi ai nuk ka pranuar të firmosë për këtë zhvendosje, duke shtuar se ky plan do mbetet i parealizueshëm pasi bashkinë do e fitojë kandidati i “Bashkë Fitojmë”.
Një nga planet që kanë për bashkinë Sarandë dhe që nuk do ndodhi është të zhvarrosnin të vdekurit, është plan të marrin varrezat dhe t’i spostojnë pasi tokën e varrezave e kanë kërkuar dy oligarkë për të bërë komplekse.
Ky është plani i parë që do firmoste Olti nëse do merrte bashkinë. E provoj me faktin që është marrëveshje që duhet të ishte firmosur nga Gurma dhe kjo është arsyeja pse nuk e rikandiduan se nuk pranoi të firmoste spostimin e varrezave.
Add new comment