Militarizim i ekonomisë europiane

Agjencia ruse e lajmeve “Tass” citon burime të vetat në Komisionin Europian sipas të cilëve Brukseli ka vendosur në agjendë zyrtare atë që agjencia e quan “militarizim të ekonomisë europiane”.
Kështu sipas këtij raportimi, BE-ja po vendso si prioritare prodhimin e armëve dhe municioneve krahas energjisë së gjelbër dhe prodhimin e pastër. Paketa e propozuar supozohet të publikohet sot dhe në të parashikohet akordimi i 1.5 miliardë eurove.
Komisioni Europian dhe anëtarët e BE-së kanë koordinuar një nismë për t’i dhënë prioritet financimit të industrisë ushtarake, fillimisht për prodhimin e municioneve. Mes të tjerave, KE-ja sugjeron se anëtarët e BE-së që investojnë ndjeshëm në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, janë përjashtuar nga defiçiti buxhetor dhe kërkesat për borxhin shtetëror. Kjo do t’u lejojë vendeve që të investojnë më shumë në projektet e mbrojtjes
citon “Tass”, një diplomat europian.
Add new comment