Koha për rregullime masive në sistemin financiar ndërkombëtar
Sistemi financiar ndërkombëtar ka nevojë për rregullime masive. Këtë sugjeron Kalaas Knot, drejtor i Bankës Qendrore hollandeze dhe kryetar I Bordit të Stabilitetit Financiar, një trupë me rëndësi për standardet e sistemit. Në një intervistë për “Politico”, Knot thotë se rritja e shpejtë e normës së interesit ka prekur banka rajonale amerikane dhe priret të përhapet si dukuri.
Në shumë zona të sistemit financiar, këto rregullime do të ecin mirë sepse janë paraprirë mirë dhe ato janë mirëmenaxhuar. Por historia na mëson se ky nuk është rasti kudo
shprehet Knot.
Sipas tij, entitetet me risk më të madh janë institucionet jobanka, për shkak se aty autoritetet kanë më pak vizibilitet për ato që konsiderohen “humbje të fshehura”.
Është e gabuar ta shohësh kuadrin rregullator si diçka të fiksuar dhe diçka që nuk duhet prekur. Industria financiare nuk është aspak e fiksuar, ajo evoluon përherë. Kështu që kuadri rregullator duhet të evoluojë me rrisqet në evoluim
vijon Knot.
Add new comment