Dialogu të drejtohet nga BE-ja në partneritet me SHBA-të

Ish-drejtuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, ka folur në një intervistë për revistën “Cord” përmes së cilës ka komentuar marrëveshjen e Brukselit të para 10 viteve mes Serbisë dhe Kosovës dhe marrëveshjen e fundit që e shtyn më tej procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
Intervista vjen në kontekstin e botimit të kujtimeve të znj. Ashton, e njohur shumë mirë për publikun shqiptar dhe serb për angazhimin e saj intensiv që çoi mandej në finalizimin e paktit të parë. Duke parë në dinamikën e zhvillimeve politike dhe ndërkombëtare në këtë dekadë, Ashton ka afirmuar bindjen se BE-ja mbetet një lojtar i rëndësishëm gjeopolitik, një qëndrim ky që merr vlerë më shumë pse vjen nga Anglia e pas-Brexit.
Besoj se BE-ja është një lojtar i rëndësishëm gjeoplitik. Puna e bërë mbi dialogun Beograd-Prishtinë u drejtua nga BE dhe u mbështet nga SHBA. Është e rëndësishme që BE-ja të marrë drejtimin aty ku e ka lënë, sidomos te fqinjët e vet duke njohur ndërkohë rëndësinë e partneritetit me SHBA
është shprehur ajo.
E pyetur nëse marrëveshja e 10 viteve më parë, ende e pazbatuar plotësisht, është braktisur, Ashton shprehet se “Jo”, marrëveshja thjesht është e vështirë të zbatohet dhe kjo dihej qysh në fillim.
Add new comment