Zvicra kundërshton SHBA: Nuk i ngrijmë Rusisë asete të tjera
Zvicra nuk do të bllokojë asete të tjera ruse, përtej fondeve të ngrira tashmë. Drejtoresha e Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), Helene Budliger Artieda, në një intervistë për gazetën “Neue Zürcher Zeitung”, e argumentoi këtë me mungesën e provave se asete të tjera mund të jenë subjekt i sanksioneve.
Kjo është në fakt një përgjigje ndaj ambasadorit të SHBA në Zvicër, Scott Miller, i cili muajin e kaluar e kritikoi institucionin që ajo drejton, duke thënë se nuk ka bërë mjaftueshëm për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë. Miller është shprehur se Berna mund të bllokojë asete ruse të tjera me vlerës 50 deri në 100 miliardë franga zvicerane, në mënyrë që ato të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.
Berna ka ngrirë 7.5 miliardë franga zvicerane (8.3 miliardë dollarë) asete ruse që kur BE vendosi sanksione ndaj Moskës, si përgjigje e parë për operacionin ushtarak që Moska ndërmori në Ukrainë.
Shefja e SECO thotë se fondet e bllokuara janë rreth një e treta e 21.5 miliardë eurove (23.4 miliardë dollarë) të ngrira në të gjithë Bashkimin Evropian, por ngrirja e mëtejshme e aseteve kërkon prova që vërtetojnë se fondet lidhen me subjekte ose individë të sanksionuar.
“Ne vazhdojmë t'u themi SHBA-së dhe të gjitha vendeve partnere, nëse keni ndonjë informacion të vlefshëm, na e jepni. Ne do t'i ndjekim këto. Deri më sot nuk kemi marrë asnjë nga amerikanët”, tha ajo.
Lidhur me përdorimin e aseteve të ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës, autoritetet zvicerane kanë deklaruar shpesh se një veprim i tillë shkel të drejtat e pronësisë dhe do të ishte i paligjshëm nga pikëpamja e sistemit ligjor zviceran.
“Ne vazhdojmë t'u themi SHBA-së dhe të gjitha vendeve partnere, nëse keni ndonjë informacion të vlefshëm, na jepni ato. Ne do t'i ndjekim këto. Deri më sot nuk kemi marrë asnjë nga amerikanët”, thotë Artieda.
Add new comment