Drejt marrëveshjes mes sauditëve dhe jemenitëve Huthi të mbështetur nga Irani

Postuar në 10 Prill, 2023 00:00

Marrëveshja Arabi Saudite – Iran, e ndërmjetësuar nga Kina, ka dhënë reflekser e para në terren. Media të ndryshme raportojnë një takim mes një delegacioni saudit dhe një përfaqësie të grupit Huthi në Jemen, i mbështetur nga Irani. Takimi është zhvilluar në kryeqytetin jemenit, Sanaa dhe aty kanë qenë të pranishëm edhe ndërmjetës nga Omani. 

Sipas raportimeve aktuale bëhet e ditur se marrëveshja kënaq kërkesat e grupit Huthi ku përfshihen pagesa e rrogave për nëpunësit civilë në zonat e kontrolluara prej tyre dhe heqja e kufizimeve në zonat e tyre. Po kështu është dakordësuar shkëmbimi i të burgosurve, më shumë se 880. 

Marrëveshja vjen pas një armëpushimi 1-vjeçar ndërkohë që konfliktit implikoi sauditët në një situatë me kosto të mëdha, ku u afirmua kapaciteti i Iranit në menaxhimin e konflikteve në distancë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.