Lavrov: Rusia mund të heqë dorë nga marrëveshja e grurit

Postuar në 07 Prill, 2023 15:06

Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja që zhbllokoi eksportet e grurit nga portet e Ukrainës, nëpërmjet një korridori të sigurt në Detin e Zi, nëse nuk lejohet eksportimi i produkteve ruse.

"Nëse nuk ka përparim pozitiv në heqjen e barrierave për eksportet ruse të grurit dhe plehërave fertilizues, ne do të vlerësojmë nëse kjo është një marrëveshje e nevojshme", tha ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun turk, Mevlut Cavusoglu, në Ankara.

Falë kësaj marrëveshjeje, janë eksportuar deri tani më shumë se 27 milionë tonë drithëra dhe produkte bujqësore.

Marrëveshja është rinovuar dy herë, por Moska është ankuar se ajo pjesë që prek direkt interesat e saj nuk po respektohet.

Turqia kërkon një zgjatje prej 120 ditësh, megjithëse pranon se marrëveshja nuk është zbatuar plotësisht.

 “Ne vlerësojmë vazhdimin e marrëveshjes, e cila është gjithashtu e rëndësishme në drejtim të reduktimit të krizës globale të ushqimit”, citohet Cavusoglu nga Reuters.

Për eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave në tregjet globale nuk ka sanksione, por problemet lidhen me sanksionet dytësore të vendosura ndaj kompanive të transportit dhe sigurimeve, si dhe bankave.

“SHBA-ja dhe Anglia bënë disa hapa sa i përket pagesave dhe sigurimeve, por duhet të jemi të drejtë, problemet vazhdojnë”, tha ai, duke shtuar se barrierat mbeten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.