Akuza për miratimin e vaksinës Pfizer

Kreu Forcës së Mbrojtjes Radioaktive dhe Kimike të Rusisë, Igor Kirillov ka deklaruar se vaksina Pfizer, zhvilluar dhe miratuar si masë kundër Sars-CoV-2 ka efekte anësore serioze për sistemin kardiovaskular.
I cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”, Kirillov ka shtuar përfaqësues të Pfizer i njihnin rreziqet e vaksinës dhe miratimi I saj erdhi pas një marrëveshjeje të fshehtë me zyrtarë të administratës amerikane. Sipas tij, është kjo arsyeja pse zyrtarë të caktuar morën pozicione drejtuese në kompanitë farmaceutike më vonë.
Akuza është shumë e rëndë dhe nuk kursen një aspekt shumë të ndjeshëm për një pjesë të madhe të njerëzve, ndërkohë që ajo vë në diskutim edhe besueshmërinë e enteve të sepcializuara në Europë.
Efektet e vaksinës në zemër janë njohur dhe pranuar, por mediat e ndryshme kanë tentuar miinimizimin e efekteve.
Add new comment