Shkodër o qytet i bekuar, po vjen Beneti me thesin e pashpuar!
Në disa media është shfaqur një shkrim propagandistik për kandidatin e PS-së në Shkodër, Benet Beci. Shkrimi, që manifeston një aftësi për të thjeshtuar deri në gjuhë grafitesh në mure dallimin mes Becit dhe Bardh Spahisë së PD-së, ndër të tjera thekson:
Ta zëmë se Beci i ka të gjitha këto. Të harrojmë edhe pyetjen e detyrueshme që një njeri që nuk e ka dhënë trurin me qira te kafshët e shtëpisë, duhet të bëjë, pra ky Beci mos vallë është u korruptuar? – dhe të ndalojmë te oferta që prezantohet. Kaq e thjeshtë, kaq direkte, kaq banale fare në mënyrën sesi të trajton. O budalla voto Benetin se ka lekët! E ka thënë edhe Luizi këtë!
Dhe berihaja duhet të ngazëllehet, të ngushëllojë veten se varfëria mori fund, se Beneti erdhi me thesin plot e Shkodra tashmë ndërron faqe.
Nuk ka program më, nuk diskutohet më se çfarë mund të bëhet e si, prioritetet etj.. Jo, ky ka lekë, ai tjetri jo. Ndaj mos u bëj budalla, tregohu shqiptar e rend o Dinjitar u historisë tënde pas pushtetit e karriges!
Luga e floririt po u shkon Shkodrës sërish nga e majta, të cilën e refuzon prej 30 vjetësh për arsye që ne urojmë të jenë jo ekonomike, as politike, por etike. Të tipit: Nuk e duroj dot dialektin e atyre nga jugu që vijnë e bëjnë këtu se shpikën historinë, nuk e duroj dot mimikën e tyre, zërin, ngjyrën, gjatësinë, erën. Mund të tingëllojnë raciste këro arsye, sepse moralistët nuk mungojnë këtu, por janë shumë më të vërteta. Shumë më reale, pranë një identiteti sesa arsyet gjoja partiake.
Patjetër që këto qëndrime të një brezi mund të ndryshojnë, të zbehen, të zhbëhen fare, sepse e kanë edhe ato iracionalitetin e tyre, inercinë dhe keqkuptimin si premisë. Por ato do të duhet të sfidoheshin nga koha, brezi i ri, mentaliteti i ri nëse duam, ndryshimi vetë që e kërkon. Nuk ka ndodhur. Ato po blihen tashmë në mes të ditës. Po vjen Beneti e po shpërndan para, thesi plot. Për t’i shkundur “tuhafët shkodranë” e t’i kujtojë se të qenit shkodran sipas një vaktit, nuk bën më.
Çfarë mund të quhet degradim nëse ky nuk është? Si mundet që një kandidat që vjen nga e majta zyrtare, me rekorde të dyshimta të pasurisë së tij, një karrierë të pasqaruar mirë, sillet në fusahtë elektorale si bankier filantrop duke lënë ziliqarë gjithë kandidatët e tjerë vërdallë? Dhe çfarë premton një standard u këtillë u vendosur tashmë nga një individ që në rrugën e gjatë menaxheriale me të cilën mburret ka patur konsensusin politik, që e ka shpëtuar nga filtri penal?
Është e qartë se po pagëzohet një erë e re në politikbërje që u lë mundësi angazhimi brenda suazës legale vetëm atyre që tashmë kanë akaparuar paranë publike, e kanë shndërruar atë në pasuri personale dhe grupazhi, për të lënë të tjerët me dy rrugë: ose të ikin, ose të gjejnë rrugë të tjera për të vepruar. Nga çdo pikëpamje ta shohësh kjo ngushticë u bën subversive të dyja opsionet.
s.zaimi
Comments
Heu bre
O redaksia, amani ore çfare kafshësh mbani tek shtëpia se duam ta japim trurin me qira po nuk dijme ku jepet me shtrenjtë?
Ore nuk e mora vesh: I ka
Ore nuk e mora vesh: I ka thene Luizi ato siper apo Beneti. Se une nuk kam degjuar luge floriri nga Beneti
Add new comment