Vuçiç njofton krijimin e "Bllokut Serb"
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar krijimin e Lëvizjes e Shtetit të Popullit dhe në kuadër të saj do të nisë një tur në mbarë Serbinë.
Sipas deklaratave të cituara nga mediat serbe, Vuçiç ka bërë të ditur se lëvizja e re do të krijohet në funksion të shtet – ndërtimit për mbijetesën dhe përparimin e Serbisë.
Ai ka folur për krijimin e një “blloku serb” që do të sjellë bashkë përfaqësues nga gjithë spektri politik për “të pyetur” siç tha ai “popullin serb për mbështetje në mbrojtje të Serbisë”. Vuçiç do të nisë takimet nga jugu i vendit, nga Vranja.
Comments
Hahaha!
Nga kush, apo nga cfare e mbron Serbine ky? Kush po i kercenohet Serbise? Taktike e vjeter me armiq te brendshem e te jashtem per ta mbajtur popullin "vigjilent". Se ç'me kujton nje gje nga e shkuara e Shqiperise, atehere kur duhet te mbroheshim nga nje sulm i NATOS dhe/ose Traktatit te Varshaves, dmth nga nje armik, apo "koalicion"armiqsh.
Keta na kane vrare gjithe
Keta na kane vrare gjithe jeten e prape do ta bejne!
Ne, nga Ana tjeter jemi ne nivelin e nje populli nomad!
Tallava, Rrumpalle e Korrupsion!
Edhe lideret i kemi siç jemi dhe vete!
Pastaj, themi “ Fajin e ka Europa”!
Add new comment