Ridel në skenë Gerasimov. Caktohet në drejtimin e trupave në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin ka zëvendësuar kreun trupave ushtarake në Ukrainë, Sergei Surovikin me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov. Ky i fundit rikthehet në drejtim operacional muaj pas njoftimeve se ishte plagosur në një vizitë pranë njësive që janë pjesë e operacionit special.
Emri i Surovikin lidhet me sulmet ruse ndaj infrastrukturës ukrainase dhe stabilizimit të pozicioneve ruse pas fiaskos fillestare. Aktualisht ai është në pozicionin e numrit dy të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, teksa Ministria e Mbrojtjes e ka arsyetuar vendimin me nevojën:
e organizimit të kontakteve më të afërta mes degëve të ndryshme të forcave të armatosura dhe përmirësimin e cilësisë dhe efektivitetit të menaxhimit të forcave ruse
BBC shkruan se në të vërtetë arsyet janë të tjera. Sipas analistëve të referuar prej saj, Surovikin ishte bërë shumë i fuqishëm në cilësinë e drejtimit të njësive në Ukrainë dhe po anashkalonte Gerasimov dhe ministrin Shoigu në komunikimin me presidentin Putin.
Ka një rrethanë cilësuese për ta parë ndryshimin si lëvizje me shjmë rëndësi. Aktualisht luftimet kryesore po zhvillohen në Soledar, rënia e të cilit do t’u jepte trupave ruse frymë për të vijuar më me efektivitet sulmin në Bakhmutin e afërt përderisa u jep atyre pozicion goditës për artilerinë.
Add new comment