Greqia humbet në Gjykatën Europiane kundër Dora Bakojanis

Postuar në 20 Dhjetor, 2022 19:05

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur unanimisht kundër vendimit të Parlamentit të Greqisë në vitin 2018, gjatë votimit për të mos hequr imunitetin parlamentar të ish-ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Çështja u krijua pasi ish-ministrja e Jashtme, Dora Bakojani, kërkoi procedim për shpifje për Kammenos që u mbrojt pas imunitetit parlamentar.

Sipas Gjykatës Europiane, vendimi i parlamentit grek, ka cenuar të drejtën e Bakojanis për akses në gjykatë dhe në drejtësi duke mos arritur të mbrojë reputacionin e saj, cenuar nën interpretimin e një statusi kritik për të në tuiter nga Kammenos për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të Erdogan.

Me këtë rast, Greqia detyrohet t’I paguajë Bakojanit, motra e kryeministri aktual të Greqisë, 5 000 euro dëm dhe 1240 euro në shpenzime gjyqësore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.