Politika e re e BE-së drejt Rusisë: Izolim dhe mbështetje për vendet e Ballkanit
Bashkimi Europian është duke rishikuar qasjen e vet ndaj Rusisë, duke synuar një politikë izolimi. “Politico” raporton për një dokument konfidencial ku parashtrohet nevoja e ndryshimit të politikave të adoptuara në vitin 2016 e që do të diskutohet në muajt në vijim, pasi është konsultuar nga ministrat e Jashtëm të BE-së. Drafti i përgatitur nga trupa diplomatike e bllokut dhe quajtur sipas zhargonit të BE-së – linja që duhet ndjekur – përfshin gjashtë pika që synojnë të zëvendësojnë pesë parimet udhëheqëse të mëparëshme për të cilat blloku ra dakord më 2016.
Përveç izolimit të Rusisë, parimet kryesore të dokumentit përfshijnë “detyrimin e marrjes së përgjegjësive” për çdo krim të Rusisë dhe “mbështetjen e BE-së për fqinjët” – kryesisht kjo një referencë për vendet e Ballkanit, disa prej të cilave po kërkojnë anëtarësimin në BE
citohet dokumenti.
Add new comment