Rrjet falsifikimi dokumentesh në doganën greke të Follorinës. Lejohej kalimi i të kërkuarve nga Shqipëria
Autoritetet greke raportojnë për zbulimin e një linje korrupsioni në pikën doganore të Follorinës, ku kalojnë shtetas shqiptarë. Shërbimi i Punëve të Brendshme njofton se oficerë të korruptuar policie në Departamentin e Kontrollit të Pasaportave, të gjithë të nivelit të ulët, merrnin rryshfete në shifrat 100 - 600 euro për lejimin e kalimit të shtetasve shqiptarë ndonëse ndaj tyre ka patur urdhër ndalimi për trafik droge. Sipas gazetës greke “Kathimerini” hetimi nisi pas urdhërit të prokurorit të Kosturit , ardhur pas një hetimi të Autoritetit Portual të Patras.
Të dhënat dhe provat u siguruan pas vënies në përgjim të telefonave dhe sipas hetimit rezulton se grupi ka qenë aktiv që nga viti 2020.
Gjatë kësaj periudhe oficerët u përfshinë në 77 raste të lëshimit të dokumenteve false. Ata vendosnin vulën e dalje në dokumentet e udhëtimit të shteasve shqiptarë duke u lejuar atyre udhëtimin që kishin nisur. Taksixhinjtë po ashtu vepronin si mbledhës të dokumenteve false
shkruan gazeta.
Add new comment