Kalin: Putin do pazar të ri me Perëndimin. Jemi në një botë ndryshe nga ajo e fundit të Luftës së Ftohtë
Zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon një rregullim të ri me Perëndimin.
Leximi ynë është se z. Putin do një Pazar të ri të madh, një marrëveshje të re me Perëndimin. Pjesërisht për Ukrainën, padyshim. Por çështja më e madhe është në fakt një marrëveshje e re. Moska ndjen se marrëveshjet e bëra në fund të Luftës së Ftohtë nën presidentët Gorbaçev dhe Jelcin nuk reflektojnë më Rusinë e sotme
është shprehur Kalin.
Kemi një Rusi të re, një botë të ndryshnme, realitet të ri dhe ata duan Pazar të ri
shtoi ai.
Komentet pasojnë një telefonatë të mes Erdogan dhe Putin, çka sinjalizon se Turqia mbetet ura e komunikimit dhe ndërmjetësimit me Perëndimin për Kremlinin.
Add new comment