Shqipëria kashtë e koqe. Prokuroria: Mos publikoni të dhënat se kërcënohet siguria kombëtare!

Postuar në 19 Shtator, 2022 19:11

Brekët e të ashtuquajturit shtet shqiptar kanë dalë sheshit. Dhe poshtë tyre nuk ka asnjë befasi. E njëjta e pëgërë që shihet jashtë. Megjithatë Porkuroria ka vendosur sot që të ndalojë publikimin e të dhënave të marra nga hakerat dhe të penalizojë sipas Kodit Penal këdo që publikon këto të dhëna.

Dakord kjo, por njoftimi mbyllet me kërkesën për mirëkuptim dhe paralajmërimin se:

cenohet rëndë rendi publik dhe siguria kombëtare

A ka tallje më të madhe se të flasësh në Shqipëri për rend publik? Në një vend ku vriten në mes të ditës dhe ku çdo ditë është sfidë personale me këdo që ke përballë?

Po siguria kombëtare? Kjo çfarë është në këtë lloj vendi? Di kush ta thotë? Pse siguria e korrespondencës së qeverisë me seli në Tiranë p.sh është pjesë e sigurisë së një banori në Pogradec apo Përmet, të cili mund t’ia marrin pronën, ta rrahin, burgosin, arrestojnë, ndalojnë, lirojnë, fyejnë edhe për një gardh koteci?

Po çfarë fshehin këto të dhëna xhanëm që do na u kërcënoka siguria kombëtare? Dhe e thotë këtë Prokuroria e Shqipërisë, një ndër ato pavionet kanceroze që janë burim i pandemive të ligësisë në këtë vend.

Thjesht doli në mexhlis ajo që dihej, një fekale që mbrohet me vulë e me firmë, një hiçmosgjë e një gjoja shteti që po rrotullohet si pordha nëpër brekë tani që çdo e dhënë i doli sheshit. Me siguri kanë hallin e të dhënave që pritet të dalin, jo këtyre që dolën, të dhënave që janë private, për iksin apo ypsilonin, jo këto tonat të cilat i vodhën, i publikuan, por prokuroria nuk bëri asgjë.

Comments

Submitted by ahah (not verified) on

po cfare te publikojme ?
ato jane sheshit. shkojme i lexojme ... pa teklif.
apo te marim leje per ti lexuar ...?
me kujton mia khalifen si porn star qe kercenoi me avokat ata qe nuk i fshihnin pornot e saj pasi hoqi dore nga pornoja ...
pika pika... injorance shume shtresore aty ne albania

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.