Raporti/Me CoVid-19 gabuan të gjithë
Në krah të qeverive të ndryshme të botës u shfaqën ekspertë nga më të ndryshmit për të legjitimuar “me shkencë” dhe në emër të shkencës masat e marra për kufizimin e pandemisë së CoVid-19. Megjithë kundërshtimin e qartë dhe të gjithanshëm të shumë aktorëve. Sot, në finalen e një pandemie që shkundi stabilitetin psikologjik të një pjese të shoqërisë, një panel ndërkombëtar ekspertësh ka miratuar një raport që vë në dukje gabimet e bëra në menaxhimin e situatës.
Në listën e subjekteve që mbajnë përgjegjësi për atë që ndodhi dhe si u menaxhua sipas ekspertëve hyjnë SHBA dhe OBSh-ja, që vunë përpara hemisferën veriore me ide dhe sugjerime administrative që krijuan kosto të mëdha.
Ajo që pamë më tepër sesa një strategji globale bashkëpunimi ishte në thelb një veprim me parimin secili vend për vete. Liderët e vendeve të ndryshme adoptuan strategji dhe vendosën për fatet e njerëzve në vendet e tyre në një mënyrë pabesueshmërisht rastësore
citohet një ndër autoret e raportit, Jeffrey Sachs.
Ishte kjo një ndër arsyet që përhapja e virusit në botë ishte krejt e pabarabartë me pasoja të rënda për më të ekspozuarit. Raporti i autorizuar nga revista "Lancet" kritikon edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë që reagoi me shumë kujdes dhe shumë ngadalë mbi çështje urgjente si p.sh njoha e faktit se virusi po përhapej nga ajri.
Sipas Sachs, kryetar i komisionit që ka miratuar dokumentin ka deklaruar se edhe se njerëz si Anthony Fauçi nuk kanë qenë të ndershëm me çështjen e origjinës së virusit, një deklarim ky që ngre të tjera pikëpyetje për menaxhim që pasoi me pandeminë. Megjithatë autorët sugjerojnë që OBSH të autorizohet për të certifikuar laboratoret ku punojnë kërkues të ndryshëm.
Add new comment