lancet

Raporti/Me CoVid-19 gabuan të gjithë

Postuar në 15 Shtator, 2022 19:36

Në krah të qeverive të ndryshme të botës u shfaqën ekspertë nga më të ndryshmit për të legjitimuar “me shkencë” dhe në emër të shkencës masat e marra për kufizimin e pandemisë së CoVid-19. Megjithë kundërshtimin e qartë dhe të gjithanshëm të shumë aktorëve. Sot, në finalen e një pandemie që shkundi stabilitetin psikologjik të një pjese të shoqërisë, një panel ndërkombëtar ekspertësh ka miratuar një raport  që vë në dukje gabimet e bëra në menaxhimin e situatës.

Vaksina ruse Sputnik V kalon provën. Efektive 91.6% ndaj CoVid-19

Postuar në 02 Shkurt, 2021 15:00

Sputnik V ishte vaksina e parë që iu prezantua botës si armë efektive kundër Covid-19. Fillimisht, komuniteti shkencor e priti me skepticizëm. Shkencëtarët thanë se vaksina ruse ishte bërë në mënyrë të nxituar dhe mungonte transparenca lidhur me të. Rusia e nisi menjëherë fushatën e vaksinimit me të, madje lidhi marrëveshje me disa vende për t’I furnizuar me doza. Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga regjistrimi i saj në Rusi, studiuesit japin konfirmimin: Vaksina është efektive në 91.6 % të rasteve.

Konsensusi shkencor për pandeminë COVID-19: Duhet vepruar tani

Postuar në 15 Tetor, 2020 22:07

Sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS-CoV-2) ka infektuar më shumë se 35 milionë njerëz në të gjithë botën. Më shumë se 1 milion vdekje janë regjistruar nga OBSH që nga 12 tetori 2020. Ndërsa një valë e dytë e COVID-19 po prek Evropën, dhe me afrimin e dimrit, na duhet një komunikim i qartë për rreziqet që paraqet COVID-19 dhe strategjitë efektive për t'i luftuar ato. Në këtë letër, ne ndajmë pikëpamjen tonë për konsensusin aktual të bazuar në prova për COVID-19.

Cila është mënyra e duhur për të folur për rreziqet e alkoolit?

Postuar në 10 Maj, 2019 15:11

Ndikimi negativ që një shishe verë mund të ketë te shëndeti i njeriut është i barabartë me atë të 5 cigareve në javë për meshkujt dhe 10 të tillave për femrat. Ky ishte përfundimi në të cilin arriti disa muaj më parë një studim i kryer në Universitetin e Southhamptonit në Britani, i publikuar në revistën “BMC Public Health”. Studimi bënte një krahasim të drejtpërdrejtë mes rrezikut të kancerit që sjell alkooli dhe cigarja.

HIV/AIDS, mbetet ende luftë e gjatë në Europë

Postuar në 02 Janar, 2019 17:17

Një raport i përbashkët i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) ngre alarmin për numrin e madh të të diagnostikuarve me HIV/AIDS në Europë.

Me rreth 160 000 njerëz të diagnostikuar me HIV, viti 2017 shënoi një tjetër vit alarmues përsa i përket përhapjes së virusit HIV në rajonin europian", thuhet në raport.

Dobësitë e sistemit global të ushqimit dhe nevoja për heqjen dorë nga dieta perëndimore

Postuar në 20 Korrik, 2017 14:12

Afërsisht 1 miliardë njerëz varen nga tregëtia ndërkkombëtare për të siguruar kërkesat e tyre për ushqim, duke dhënë vlerë jetike sistemit global të ushqimit në sigurinë ushqimore. Më 27 qershor, Catham House publikoi raportin “Pikat Bllokuese dhe Dobësitë në Tregëtinë Botërore të Ushqimit”(Chokepoints and Vulnerabilities in Global Food Trade).

Krizë Diabeti në popullsinë e Afrikës Sub-Sahariane

Postuar në 20 Korrik, 2017 12:15

Diabeti II është një sëmundje degjenarative e cila me kalimin e kohës krijon ndër të tjera kosto të mëdha financiare. Sëmundja vetë është datuar që në antikitet dhe ajo nuk njeh kufizime gjeografike apo rracore. Mirëpo të dhënat e përgjithshme sugjerojnë për një rritje të numrit të të prekurve, por edhe zgjerim të moshës së ekspozimit.

Subscribe to RSS - lancet