Projekti “Rasmussen” për sigurinë e Ukrainës/Rusia: Prolog për Luftën III Botërore
Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, ka paraqitur dje para mediave një draft/rekomandim për një traktat sigurie në eventualitetin e një agresioni të ri ndaj Rusisë. Drafti – i quajtur mbi Garancitë e Sigurisë për Ukrainën - është përpiluar nga Yermak-Rasmussen International Working Group dhe ai sipas zyrtarit ukrainas parashikon detyrime ligjore për të ardhmen për palët që firmosin atë.
Struktura e ardhshme e Ukrainës nuk duhet të përfshijë vetëm një kuadër marrëveshjeje, por gjithashtu mundësinë e firmosjes së një marrëveshjeje më të hollësishme dypalëshe si dhe marrëveshje ës mund të synojnë zgjidhjen e çështjeve të caktuara. Sot bota pa gabimet e veta kur mjete të tilla si sanksionet p.sh nuk u përdorën para nisjes së luftës. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për çdo agresor potencial ta shohë në këtë dokument: nëse ai bën diçka kjo dhe ajo do të ndodhë në 24,48,72 orë…
tha ai.
Autori i dokumentit, ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, shpjegoi detyrimet ligjore të garantuesve.
Nëse Ukraina sulmohet sërish në të ardhmen, atëherë është kërkesa që gatantorët do të mbajnë konsultime brenda një kohe shumë të shkurtër, p.sh 24 orë. Dhe mbi bazën e këtyre konsultimeve vendet garantuese, së bashku apo individualisht, mund të marrin masa p.sh për 72 orë
citohet Rasmussen.
Dokumenti është hedhur poshtë kategorikisht nga Kremlini, teksa zv.kryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev e ka cilësuar atë si premisë për Luftën III Botërore.
Tutorët e Kievit kanë ideuar një projekt të “garancive të sigurisë” që janë në thelb një prolog për Luftë të Tretë Botërore. Sigurisht askush nuk do i japë garanci të tilla nazistëve të Ukrainës…Marrëveshja e propozuar është e njëjta me aplikimin e Nenit 5 të Paktit të Atlantikut të Veriut në Ukrainë
është shprehur ai.
Dokumenti ka dalë në dritë pak ditë pasi është njoftuar suskesi i Ukrainës në Kharkiv ku forcat ruse janë detyruar të tërhiqen. Sipas analistëve të ndryshëm suksesi ishte një arritje që e nxori zbuluar shërbimin rus të sigurisë që nuk arriti të kuptonte se përqendrimi i veprimeve ushtarake në jug ishte një manovër diversive për sulmin në Kharkiv ku Ukraina kaloi trupa në grupe të vogla deri sa krijoi grupin e kundërofensivës.
Aktualisht pala ruse po mendon vetëm stabilizimin e frontit në sektorin perëndimor të kufirit të vet dhe ruajtjen e pozicioneve në Jug për të shmangur humbjen e gjithçkaje ka arritur deri më tani.
Pavarësisht heshtjes ruse një gjë u provua qartë në terren: Rusia dështoi në nivel shtabi dhe në nivel taktik. Një turp që vështirë se do të harrohet ndonëse kjo nuk do të thotë se lufta është sqaruar në rezultatin e vet. Njeriu më i vendosur për qëndresën ruse mbetet kreu i Këshillit të Sigurisë, Nikollai Patrushev.
s.zaimi
Add new comment