Rinis komunikimi ShBA-Iran për rikthimin te marrëveshja bërthamore e vitit 2015
Irani ka njoftuar se ka marrë një përgjigja nga ShBA rreth mundësisë së rikthimit te marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, bëri të ditur se Teherani po shqyrton propozimin në fjalë.
Pala iraniane ka marrë një përgjigje rreth rikthimit te marrëveshja bërthamore nga qeveria e ShBA përmes koordinatorit të BE-së. Ne kemi nisur një shqyrtim të hollësishëm të propozimit amerikan dhe do të informojmë koordinatorin për mendimin tonë
citohet ai.
Nisja e komunikimeve u njoftua më 11 gusht nga “The Wall Stret Journal”.
Add new comment