Parashikime të zymta edhe për Kinën, 350 mld$ humbje nga sektori i pasurive të patundshme
Parashikimet e zymta kanë nisur të grumbullohen edhe për një ndër ekonomitë më të suksesshme në botë: Kinën. Pas njoftimeve për hyrjen e SHBA në recension, Kina pason me një krizë eventuale në sektorin e pasurive të patundshme. Bloomberg parashikon se në rastin më të keq në rrezik janë 7% e kredive të dhëna, shifër që konvertohet në 356 miliardë dollarë, një shifër e jashtëzakonshme edhe një sektorin banker kinez që vlerësohet në 56 trilionë dollarë.
Kriza po gjenerohet nga një frenim në përfundimin e projekteve të ndryshme, duke provokuar rënien e besimit te blerësit në më shumë se 90 qytete. Pak ditë më parë mediat parashikuan edhe se kjo ndalesë mund të çojë në krizë industrinë e çelikut në Kinë e më gjerë, duke dhënë sinjalet e një goditjeje sistemike.
Bankat janë në med. Nëse ato nuk ndihmojnë zhvilluesit të përfundojnë projektet e tyre, ato do të përfundojnë me humbje më të mëdha. Kjo do ta bënte të lumtur qeverinë, por do të shtonte ekspozimin e tyre
citohet Zhiwu Chen, një professor i Financës në Shkollën e Biznesit në Universitetin e Hong-Kong. Mbi bankat kineze ka një presion tjetër në rritje, nga qeveria, e cila po do të ruajë me çdo kusht stabilitetin financiar dhe social, duke ulur marzhin e fitimeve. Në shifra kjo është një valë sizmike e madhe: një rënie me 10% e investimeve në sektorin e pasurive të patundshme, përkthehet në një rritje me 28 pikë në kreditë e këqija, që do të thotë nëj rënie me 17% në fitimet e vitit 2022.
Add new comment