A ishte pushtimi i Qipros më 1974, mizanskenë e një marrëveshjeje?
Athina zyrtare e ka një ndër çështjet kryesore diplomatike Qipron dhe e quan pushtim atë që ndodhi në vitin 1974, por e vërteta është se ajo shmangu një konfrontim ushtarak me Ankaranë e ndoshta edhe u rakordua që ajo që ndodhi të ndodhte ashtu si ndodhi. Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, ish-kreu i Shërbimit Qendror Grek në Kyrenia të Qipros në atë vit, 87 vjeçari Alexandros Simeoforidis pretendon se informacionet e mbledhura ishin në kohë dhe të mjaftueshme, por nuk u morën parasysh.
Dërgova kaq shumë informacion. Dhe çfarë u bë me të? U çua kot. A nuk duhej të përdorej për të patur një rezultat ndryshe? Ishim kaq të informuar, asgjë nuk lëvizte pa e ditur ne. Dhe shkoi gjithçka kot, sikur të ishim qorra. Dhe pastaj turqit erdhën, “papritmas”. U ndjeva i tradhëtuar
shprehet ai.
Simeoforidis jep hollësi nga të dhënat e mbledhura atë kohë si anullimi i lejeve në Korparmatën e Gjashtë turke në Adana dhe në Divizionin e 39-të në Alexandretta. Më tej akoma, në prill 1974 trupat turke kryen stërvitje zbarkimi në hapësirën e pak ditëve.
Ishte e pazakonshme…Tanët e dinin që ushtria turke kishte qenë në alarm që në muajin prill
vijon ish-ushtaraku grek.
Në korrik të atij viti, ai kujton se dërgonte 17-18 sinjale për eprorët pas të cilave nuk pati asnjë përgjigje.
Dukej sikur ata dinin gjithçka dhe nuk kishin nevojë për informacione shtesë
shton Simeoforidis.
Me interes është edhe përshkrimi i përshtypjeve nga zbarkimi i trupave turke më 20 korrik 1974 që ilustron një thuajse bindje se kapja e Qipros ishte në fakt një mizanskenë e një teatri politik.
Në bregun e Pentemilit nuk ishe marrë asnjë masë organizative mbrojtëse…Anëtarët e ekupiazhit ishin në bash, dukeshin të relaksuar, pa masa të veçanta sigurie, sikur po shkonin në inpektim…Po prisja mbërritjen e gjashtë Fantomëve dhe dy nëndetëseve. Nuk erdhën kurrë
sqaron ushtaraku grek.
Comments
E veshtire te besohet gjenerali
Fakti qe gjenerali paska derguar info, dhe nuk qenkan perfillur nga udheheqja greke e asaj kohe nuk do te thote aspak qe Greqia paska bere ndonje pakt dhe ua ka lene turqve dore te lire te hyjne ne Qipro. Greqia nuk ka patur asnjehere mbeshtetje jo vetem nderkombetare por as brendapperbrenda qe te gezoje sadopak te drejten per te hyre ne lufte per te mbrojtur Qipron. Qeveria Greke e kishte fare te qarte qe nese do dergonte trupa ne Qipro, Turqia do kalonte kufirin tokesor ne Trake. Me gjithe mbeshtetjen qe mund te kishte nga Moska, gje qe Turqia nuk e kishte asokohe, per perendimin ishin te dyja njesoj, pa permendur faktin qe ne syte e perendimit Turqia peshonte shume me shume se Greqia
Add new comment