PS-ja, partia më e rrezikshme në Europë. Të rikthejë votën ose del jashtë ligjit
Në një intervistë për MCN Tv, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar ndër të tjera, se Edi Rama e ka shndërruar Partinë Socialiste në një subjekt identik me PPSh-në. Sipas tij, mënyra me të cilën z. Rama ma emëruar kryetarët e degëve të partisë, duke eliminuar votën, e ka bërë këtë parti më të rrezikshmen në Europë.
Duhet të rikthejë votën ose do dalë jashtë ligjit
ka thënë ndër të tjera Berisha.
Kjo është ndoshta hera e parë që përmendet një gjë e tillë. Kushtetuta rregullon në nenin 9 të saj funksionimin e partive politike dhe ka disa pika që bien në përputhje me realitetin politik. Nga ana tjetër mesazhi i Berishës i apelon grupimeve brenda PS-së që të lëvizin, ndërkohqë ai vetë ka një ballafaqim juridik për vulën e partisë dhe nuk është çudi që deklarime të tilla të jenë material rezervë akuze. Edhe pse në parim akuza qëndron: PS nuk është parti demokratike, por një sekt.
Add new comment