8 miliardë më 15 nëntor
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar së fundmi një raport sipas të cilit popullsia e botës arrin në 8 miliardë më 15 nëntor të këtij viti.
Ky numër na kujton për përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë dhe një moment për të reflektuar mbi mos përmbushur angazhimet tona ndaj njëri-tjetrit. Ky është një rast për të celebruar diversitetin, njohur humantietin tonë të përbashkët dhe të mrekullohemi me përparimet e shkencës që kanë zgjatur jetën dhe kanë reduktuar ndjeshëm vdekshmërinë e foshnjave dhe nënave
shkruan sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Ndonëse tingëllon si një numër i lartë, organizata thekson se rritja e popullsisë është më e ulëta për nga ritmi që në vitet ‘1950. Do të mbërrijë në 8.5 miliardë më 2030, 9.7 miliardë më 2050 dhe rreh 10.4 miliardë më 2080. Popullsia e botës do të përqendrohet në tetë vende që janë Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania. Në vitin 2023, OKB parashikon se India do të kalojë Kinën si vendi me popullsinë më të madhe.
Add new comment