Turqia luan lojë të rrezikshme dhe duhet të përballet me kostot

Postuar në 05 Korrik, 2022 16:48

Kreu i Komitetit Amerikan Hebraik, David Harris, e ka cilësuar si aventuriere politikën e jashtme të Turqisë, për të cilën ajo do paguajë kosto.

Quaje çfarë të duash – neo-otomanizëm, imperializëm, lojë politike apo deluzione madhështie – por Turqia e Erdoganit po luan rrezikshëm në rajon. Kjo është arsyeja pse ai duhet të përballet me kostot, përndryshe do të persistojë. Bullistët nuk e kuptojnë dobësinë dhe hezitimin. Shpresoj që Turqia të bëhet më e përgjegjshme, e parashikueshme dhe e besueshme si partner dhe se do t’i japë fund pushtimit të Qipros dhe të sillet paqësisht me Greqinë

ka thënë ai në një intervistë për “Kathimerini”.

Deklarimet vijnë në një kontekst diplomatik shumë dinamik dhe kompleks: Turqia parashikon ndërhyrje ushtarake në veri të Sirisë, ka hapur një dialog për normalizim marrëdhëniesh me Armenië, por edhe me Izraelin, si dhe ka marrë rol në krizën ukrainase.

E vetmja politikë që ka qenë deri diku e vlefshme deri më tani, ka qenë ajo e frenimit. Duhet thënë ndërkohë se deri më sot, përveç Egjiptit, Erdogan nuk ka bërë asnjë hap fals në rajon, edhe pse e ka ekzgjaeruar retorikën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.