Memorandum tripalësh, Turqia bie dakord për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë

Postuar në 28 Qershor, 2022 22:19

Turqia ka rënë dakord për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Të trija shtetet kanë firmosur një memorandum përmes të cilit Ankaraja zotohet të mos pengojë procesin e hyrjes në aleancë të dy vendeve nordike. 

Presidenti finlandez Sauli Niinisto ka deklaruar për mediat se memorandumi nuk parashikon ekstradim personash, një aludim ky për kërkesat e vazhdueshme turke për gulenistët që strehohen në Suedi kryesisht. Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson e ka cilësuar si shumë të mirë marrëveshjen e cila rregullon parimet e ekstradimit për terrorizmin dhe çështjen e eksportit të armëve për të cilën këmbëngul Turqia. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka cilësuar se marrëveshja e arritur në samitin e Madridit adreson shqetësimet turke, duke theksuar kështu se Erdogan ka përmbushur objektivat e vet. Po sot njoftohet se Turqia ka dërguar dronë në Ukrainë, ndërkohë që presidenti turk është ankuar se ShBA po vonon shitjen e F-16. 

Është e qartë se në këtë kohë ka një vend që po bën hapur biznes, Turqia. 

Comments

Submitted by Nardi (not verified) on

Po javelinet amerikane, topat e medhenj apo armet gjermane, ceke e polake, pa perjashtuar 400 kallashet greke a mos jane falur gje? Me leke more me leke jane te gjitha. Edhe trajnimet biles

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.