KE-ja rekomandon statusin e vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë

Postuar në 17 Qershor, 2022 15:41

Komisioni Europian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE për Ukrainën dhe Moldavinë. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit, Ursula von der Layen, sipas së cilës Gjeorgjia duhet ende të plotësojë disa kushte.

Ukraina ka treguar qartazi vendosmërinë dhe aspiratën për të jetuar në përputhje me vlerat dhe standardet e BE-së

tha von der Layen.

Mbështetës të këtij akti kanë qenë Gjermania, Italia, Franca dhe Rumania, ndërkohë që Hollanda dhe Danimarka kanë shprehur rezerva. Akti në fjalë lidhet dukshëm me situatën e re të krijuar nga invazioni rus dhe ai sjell implikime të mëdha për rishkruajtjen e arkitekturës së sigurisë nesër, në kushtet kur Moska ka miratuar në parim shkëputjen e Khersonit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.