Plakja e popullsisë në Greqi, kërcënim imediat dhe domethënës
Athina zyrtare ka vënë në axhendë të politikave kundër pasojave të plakjes dhe uljes së popullsisë. Kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi gjatë një conference të zhvilluar në Athinë sot, se Greqia përballet me “kërcënimin imediat dhe domethenës” të plakjes së popullisë.
Nuk po përballemi me një kërcënim ndaj identitetit tonë kombëtar, por me një sfidë direkte ndaj aftësisë së vendit tonë për të prodhuar mirëqenie në nivel kolektiv dhe individual, që mbështesin matricën sociale që mban njerëzit bashkë
tha ai.
Sipas të dhënave popullsia e Greqisë pritet të pakësohet numerikisht gjatë 20 vjetëve të ardhshëm ndërkohë që kriza ekonomike e këtyre 10 viteve ka provokuar emigrimin e rreth 450 mijë njerëzve në moshë pune.
Kriza në fjalë është vënë në trajtim edhe në Serbi, një tjetër vend që e ka këtë problem. Në fushatën e fundit elektorale, presidenti Aleksander Vuçiç premtoi politika incentivuese për çiftet e reja ndërkohë që ka folur vazhdimisht për plakjen e popullsisë.
E kotë të sjellim analogji me vendin tonë, ku rron e mbrothëson një kryeministër që Ikjen e sheh si shprehje të lirisë dhe jo dështimit ekonomik e social, duke ndërmarrë madje nisma lehtësuese për punëonjësit e huaj. Pa paragjykuar se lëvizja është shprehje e lirisë, përgjithësisht qeveritë priren ta shohin atë si problem qoftë në planin strikt ekonomik, diçka krejt e kundërt me z. Rama, i cili duket sikur qeveris me moton “të ikin e të mbeten ata që nuk na prishin punë”.
Add new comment