Musk: Do të prapësoj bllokimin e llogarisë së Donald Trump në Twitter
Pronari i ri i rrjetit social, Twitter, Elon Musk, ka deklaruar se do të heqë bllokimin e llogarisë së ish-presidentit Donald Trump.
Do ta prapësoj bllokimin. Kjo nuk është ajo që duhet të ndodhte. Nuk mendoj se ishte korrekte bllokimi i Donald Trump, mendoj se ishte një gabim sepse alienoi një pjesë të madhe të vendit dhe nuk është se i hoqi të drejtën e fjalës Trump
ka thënë Musk.
Sipas tij, bllokimi permanent nga Twitter duhet të jetë një akt që ndërmerret rrallë dhe të rezervohet për llogari që janë malinje, pra të virusuara dhe që drejtohen nga bots.
Add new comment